ESPN: Pochettino shkarkohet nga PSG-ja
BKT
Sport

ESPN: Pochettino shkarkohet nga PSG-ja

Fatmir Bytyqi /RTKlive

PSG dhe Mauricio Pochettino raportohet së kanë ndarë rrugët.

Sipas “ESPN” kampionët e Francës, kanë shkarkuar strategun argjentinas.

Krerët e klubit parisien dhe Pochettino thuhet se sot në mëngjes kanë pasur një takim, ku edhe kanë vendosur të ndërprejnë bashkëpunimin.

PSG do t’ia paguajë argjentinasit rreth 15 milionë euro pasi Pochettino me parisienët ka kontratë deri në vitin 2023.

Kandidat për pasues të Pochettinos është Christophe Galtier, derisa Zinedine Zidane mësohet së nuk është në listën e PSG-së pasi ish-trajneri i Real Madridit synon kreun e bankinës së Kombëtares së Francës.