18:17 / 15.06.2022
Sonte në “RTK PRIME”- temë paga mininale dhe protesta e veteranëve
RTKlive
Sonte në “RTK Prime”, temë debati është çështja e votimit në Kuvend në parim e Projektligjit për pagën minimale dhe kundërshtimet nga ana e veteranëve të luftës së UÇK-së.
Me fillim në orën 20:15 minuta në RTK1, të ftuar të gazetarit Bashkim Vishaj, janë deputetë të pozitës e opozitës.
Si e shohin ata votimin e këtij projektligji dhe cili është qëndrimi për protestën e paralajmëruar nga OVL e UÇK-së?
Për të diskutuar mbi këtë temë, do të debatojnë deputetët Salih Zyba nga LVV, Hisen Berisha nga PDK dhe Time Kadrijaj nga AAK.























