Krasniqi: Protesta e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë
BKT
Lajme

Krasniqi: Protesta e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë

Naser Mekolli /RTKlive.com

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha se Albin Kurti dhe Qeveria e tij, vazhdimisht dhe publikisht kanë shpërfillur lavdinë dhe krenarinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se me vendimin për të mos e përfshirë kontributin e veteranëve të UÇK-së në ligjin e ri që përcakton pagën minimale, kryeministri Kurti ka shkelur dinjitetin e secilit prej tyre.

“Prandaj, protesta e nesërme e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë. Veteranët kanë të drejtë që të përdorin çdo mjet demokratik, qytetar e institucional për të kërkuar atë që u takon. Partia Demokratike e Kosovës i ka përkrahur dhe do t'i përkrahë kërkesat e tyre të drejta”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, Qeveria duhet ta kuptojë sa më parë që veteranët nuk janë barrë për këtë shoqëri, por patriotë që meritojnë respektin e plotë të secilit.

“Kjo sjellje e papërgjegjshme karshi veteranëve është absurde, e paarsyeshme dhe duhet të ndryshojë menjëherë”, ka shkruar Krasniqi.

Mund të jetë një imazh i teksti


MË SHUME NGA Lajme