Kumbulla: Ta çojmë sa më lart Shqipërinë dhe Romën
BKT
Sport

Kumbulla: Ta çojmë sa më lart Shqipërinë dhe Romën

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Marash Kumbulla mbrojtësi i AS Romës dhe Kombëtares shqiptare, ka bërë bilancin e sezonit tashmë të mbyllur.

Mbrojtësi kuqezi me ‘romakët’ fitojë Trofeu i Conference Leagu, derisa ai krenohet edhe arritjen shumë afër në “Play-Off”in e Botërorit me kombëtaren.

Kumbulla përmes rrjeteve social, ka analizuar sezonin, i cili u mbyll me sfidat e fundit të Kombëtares në Ligën e Kombeve.

“Me ndeshjet e fundit me Kombëtaren, u mbyll dhe ky sezon për mua. Një vit me shumë ngjyra, sfida të reja dhe emocione të forta. Një trofe i fituar me Romën dhe objektivi i play-off-it të Botërorit që për pak e arritëm me Shqipërinë”, ka shkruar Kumbulla.

“Synimi është gjithmonë i njëjti: të rritemi dhe t’i çojmë sa më lart Romën dhe Shqipërinë. Shihemi së shpejti”, përfundon Kumbulla.