VIDEO-Rruga Deçan - Plavë, edhe 12 kilometra të paasfaltuar
BKT
Foto / RTK
Lajme

VIDEO-Rruga Deçan - Plavë, edhe 12 kilometra të paasfaltuar

Besjana Mulaj

Rruga Deçan-Plavë ka tre vjet që ka filluar punimet por edhe 12 kilometra kanë mbetur të paasfaltuar.

Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, thotë se dinamika e punimeve të kësaj rruge varet nga marrëveshja të cilën do ta arrihet me Malin e Zi, pasi pjesën tjetër duhet ta përfundojë shteti fqinj.

Kjo rrugë e lidh Deçanin me Plavën e Malit të Zi për rreth 48 km, por të paasfaltuara kanë mbetur edhe disa km të tjerë, pavarësisht neglizhencës së punimeve të rrugës, banorët e kësaj ane tashmë kanë filluar me investime private dhe ato po shtohen çdo ditë e më shumë.

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, thotë se ky qytet e ka potencialin më të madh në Kosovë, për zhvillimin e turizmit malor por kritikon institucionet qeveritare për mos përkrahjen e duhur.

“Përkushtim deri tash len për të dëshiruar, unë shpresoj që të kuptohet drejt rëndësia e ndërtimit të kësaj rruge sepse është zgjidhje jo vetëm për komunën e Deçanit, e krijon standardin ekonomik jo vetëm për komunën e Deçanit, është diçka edhe më kombëtare se sa që është standard ekonomik sepse na lidh me popullin që e kemi historinë e përbashkët”, ka thënë Bashkim Ramosaj Kryetar komunës së Deçanit.

Ndërsa zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se për tre vjetët e ardhshme për këtë projekt janë ndarë rreth tre milionë euro dhe pranë kufirit do të hapet një tunel. Por, për rrugën që do vazhdojë deri në Plavë, ende nuk ka marrëveshje finale me Malin e Zi.

“Gjasat janë që shumë shpejt ta kemi një marrëveshje me Malin e Zi, për një tunel që e lidh Deçanin me Plavën, kështu që edhe kjo dinamika e punimeve në rrugën Deçan - Plavë varet shumë nga kjo marrëveshje, pra ne jemi të interesuar që rrugën ta qojmë deri në Plave e jo siç ka qenë në të kaluarën që rruga ka filluar pa marrëveshje me Malin e Zi”, ka thënë Hysen Durmishi zv. Ministër I Ministrisë së Infrastrukturës.

Projekti i realizimit të rrugës Deçan-Plavë ishte aprovuar në vitin 2018, ndërsa të paasfaltuara kanë mbetur edhe 12 km, po ashtu e papërfunduar ka mbet edhe një pjesë afër Manastirit, për shkak të çështjeve politike e ligjore.


MË SHUME NGA Lajme