Kiev, Rama takon kryebashkiakun, Vitali Kliçko
BKT
Lajme

Kiev, Rama takon kryebashkiakun, Vitali Kliçko

Naser Mekolli /RTKlive.com

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Ukrainë përveç takimit me presidentin Volodymyr Zelensky është takuar edhe me Vitali Kliçko, kryetari i bashkisë së Kievit.

Rama, në një postim të tij në Facebook, ka përkujtuar se kryetari i bashkisë së Kievit, ishte edhe kampion botëror i boksit.

“Bashkia Kiev - Me kryetarin, kampionin botëror të boksit, Vitali Kliçko”, ka shkruar Rama, duke i bashkangjitur postimit të tij, një foto të përbashkët me Kliçkon.

Kryeministri Rama, gjatë një konference të përbashkët për media, me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin malazez, Dritan Abazoviq në Kiev, ka bërë me dije se vendet e Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë secili nga një bllok banesash për banorët në Irpin-in e shkatërruar nga bombardimet ruse.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë


MË SHUME NGA Lajme