Përmbyllet procesi i intervistimit për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së
BKT
Lajme

Përmbyllet procesi i intervistimit për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së

RTKlive

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) në procesin për përzgjedhjen e  Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, të mërkurën, e ka përmbyllur procesin e intervistimit dhe të  vlerësimit të kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.

Sipas komunikatës së Bordit të RTK-së, në këtë proces janë paraqitur nëntë kandidatë. Një kandidate nuk e ka vazhduar garën duke u tërhequr nga gara në ditën e intervistimit.

Në kuadër të transparencës dhe mbarëvajtjes sa më të mirë dhe korrekte të procesit, rreth gjysmë ore para se të fillojnë intervistat, Bordi i RTK-së, në prani dhe bashkë me monitoruesit, kanë përpiluar gjashtë pyetje për kandidatët.

Procesi i intervistimit është bërë në prani të monitoruesve nga organizatat vendore (BIRN, FOL) dhe ato ndërkombëtare (Zyra e BE-së, OSBE) anëtarëve të tri sindikatave të RTK-së dhe një qytetari.

Procesi i intervistimit ka qenë i ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e parë kandidatët kanë prezantuar konceptin strategjik për zhvillimin e RTK-së, ndërsa në pjesën e dytë ata janë përgjigjur në gjashtë pyetjet e njëjta.

Secili anëtar i Bordit  vlerësimin e ka bërë në mënyrë të pavarur për secilën pyetje. Gjithashtu, në kuadër të transparencës dhe vlerësimit korrekt, anëtarët e Bordit e kanë arsyetuar vlerësimin për secilën pyetje para anëtarëve të tjerë të bordit dhe monitoruesve.

Më poshtë e gjeni listën me rezultatet për secilin kandidat, për secilën pyetje dhe vlerësimin për strategjinë.

Bazuar në rregulloren për procedurat e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm dhe menaxhmentit të lartë të RTK-së, votimi do të mbahet në mbledhjen e radhës të Bordit të RTK-së. 


MË SHUME NGA Lajme