VV fajëson qeverisjen Prishtinës për dështimin e “Sunny Hill”
Kulturë

VV fajëson qeverisjen Prishtinës për dështimin e “Sunny Hill”

Fadil Sertolli / RTKlive.com

Lëvizja Vetëvendosje dega në Prishtinë e kanë fajësuar qeverisjen komunale për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë, duke thënë se ata nuk ishin kundër mbajtjes së festivalit në Prishtinës, por siç janë shprehur ata, kanë kundër procedurave për dhënien e pronës komunale për ‘Sunny Hill SHPK”.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla u shpreh se mos kompletimi i dokumentacionit dhe tendenca për ta hedhur fajin diku tjetër e paraqet më së shumti këtë dështim.

Ai tha se vërejtjet e tyre janë në tri drejtime.

“Çështja e parë ka qenë aspekti procedural, çështja e dytë ka qenë kohëzgjatje e kontratës dhe çështja e tretë ka qenë qasje për festivalet tjera në kontratën që na është dorëzuar. Neve atë ditë është decidivisht e shprehur se festivalet tjera të karakterit të ngjashëm nuk iu lejohet mbajtja e asnjë eventi në atë parcelë”, tha Gëzim Sveçla

Sipas tij, gjendja në menaxhim të komunës së Prishtinës nuk është e mirë, porse siç tha ai, kjo paraqitje dëshmoi se gjendja është katastrofale dhe me këtë u vërejt qartë se fajtorët për dështimin e festivalit “Sunny Hill” ndodhen në këtë objektin prapa.

“Mos kompletimi i dokumentacionit dhe tendenca për ta hedhur fajin diku tjetër e paraqet më së shumti këtë dështim”, tha ai.

Sipas tij, është e padrejtë ajo që po i bëhet rinisë të kryeqytetit po ashtu edhe mënyra se si është vendosur që “Sunny Hill” të bartet në Tiranë, derisaka mundur të ndodhë edhe në Prishtinë.

“Me një kërkesë drejtuar Ministrisë të Shërbimeve Publike për shfrytëzim të përkohshëm kjo gjë do të ishte rregulluar dhe festivali do të ishte mbajtur sikurse viteve të kaluara. Do t’i jepet kohë e mjaftueshme komunës që të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm për një zgjidhje afatgjate”, ka thënë ai.

Për largimin e “Sunny Hill”, Rama bën fajtore qeverinë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ora: 12:30

(E plotësuar ) Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama,  në një konferncë për medie ka theksuar se qeveria është fajtore që festivali “Sunny Hill” u zhvendos nga Prishtina në Tiranë.

Ai tha se zhvendosja e “Sunny Hill”-it në Tiranë është për shkak të zvarritjeve të qeverisë. 

“Sunny Hill” nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë. Ky është në lajm dëshpërues për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën. “Sunny Hill” festival i takon Kosovës, i takon Prishtinës, i takon të rinjve dhe të rejave tona që me padurim e kanë pritur edicionin e sivjetmë. Arsye pse ky festival mbahet në Tiranë është se institucionet qendrore kanë tentuar vazhdimisht të hyjnë kompetencat e kuvendit komunal ky festival është zhvendosur në Tiranë është për shkak kryekëput të zvarritjeve të qeverisë dhe në kompetencat e kryetarit të komunës. Për fat të keq çështjet e tilla janë bërë për poenë politikë që të tentohet që vendimin ta rikthejnë në Kuvend kundër vullnetit të shumicës së asamblesë e cila përfaqëson vullnetin e sovranit në Prishtinë”, theksoi Rama.

Tutje ai tha se kërkon nga qeveria që të konfirmojë ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

“Ftoj qeverinë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të konfirmojë ligjshmërinë e vendimit të kuvendit të komunës. Qeveria ka qenë në dijeni për marrëveshjen. Kontrata parasheh që për tre vjet me radhë, nëse s’mbahet festivali për çfarëdo arsye, prona i kthehet komunës. Hapësira e dhënë në shfrytëzim gjatë gjithë vitit do të jetë park publik i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës. Komuna do të ketë dispozicion 60 ditë në vit për organizim të festivaleve të tjera. Sapo të nënshkruhej kontrata, komuna do ta krijonte organin mbikëqyrës. Në marrëveshje ka qenë rishikimi çdo tre vjet. Në 25 vjet, prapë rishikohet dhe mund t’i kthehet komunës”, shtoi Rama.

Foto: Sunny Hill Festival /Facebook

Kryetari i Prishtinës sot para medieve, shkak “Sunny Hill Festival”

Jeton Musliu / RTKlive

Sot kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vendosur të dalë në një konferencë për medie.

Siç ka njoftuar Komuna e Prishtinës, ajo do të mbahet në orën 11:30 minuta.

Në njoftimin zyrtar shkruan se Rama do të flasë më shumë rreth zhvendosjes së edicionit të sivjetshëm të Festivalit “SunnyHill” nga Prishtina në Tiranë.

Zhvendosja e këtij festivali është shndërruar në debat publik dhe përplasje mes autoriteteve komunale dhe atyre qendrore.

Kjo pasi themeluesit dhe organizatorët thanë se për shkak të burokracisë, atyre nuk iu nda  lokacioni i përshtatshëm për të investuar, në mënyrë që festivali të mbahet në fillim të muajit gusht.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa