Gërvalla: BE-ja ta integrojë Ballkanin perëndimor (Video)
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Gërvalla: BE-ja ta integrojë Ballkanin perëndimor (Video)

Muharrem Miftari/RTKLive

(E plotësuar) Në kuadër të Forumit të Prespës, që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, sot po diskutohet çështja e sigurisë në rajon në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor- Manovrimi në kohëra turbulente”.

Gjithashtu, të pranishëm janë edhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor,  Manuel Sarrazin, i emëruar i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin perëndimor e shumë diplomatë të tjerë.

Në mesin e tyre është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo tha se është për perspektiven e Evropës,  që duhet të kujtojë se ky regjion qëndron në perspektiven euroatlantike.

“Sepse kjo është ardhmëria e kontinentit tonë dhe ardhmëria e regjionit tonë, prandaj Kosova mundohet që të afrohet drejt strukturës së NATO-s,  aq sa mundemi, duke marrë faktin se katër pjesëtarët e NATO-s nuk na kanë pranuar”, tha Gërvalla në fjalën e saj në këtë panel.

Ajo u shpreh se kjo nuk është aq e lehtë, por Kosova duhet  të mbahet, që të luftojë.

“Kjo bëhet me qëllim që  të jemi më afër njëri-tjetrit, sepse Kosova dhe NATO janë të ndërlidhura me njëra- tjetrën në atë mënyrë që NATO është pjesë e historisë së Kosovës  dhe NATO është prezent në Kosovë”.

Ministrja Gërvalla u shpreh se Kosova, gjithashtu, është pjesë e historisë së NATO-s.

“Pozitive është se ka pasur një sukses me rezultat pozitiv me intervenimin shumëkombësh për ta ndaluar gjenocidin në Kosovë”, tha ajo.

Ministrja Gërvalla u shpreh se tani,  teksa bisedojmë për ardhmërinë,  jo vetëm që mundohemi ta ndërpremë të kaluarën, por  mund të ballafaqohemi  me të ardhmen, që të kemi një vizion të qartë, ku duam të jemi në të ardhmen dhe kur duhet të arrijmë në aspektin kohor.

“Pra Ballkani Perëndimor ka treguar për shumicën prej nesh se orientimi  ynë është pro evropian, pro NATO e properëndimor”, tha Gërvalla.

“Pra ky orientim duhet  të jetë kryesor, duhet që të mbahet e të lejohet të arrijë integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE”, deklaroi ajo.

Sipas kryediplomates kosovare, siguria  nuk nënkupton vetëm armët, por të gjitha aspektet me të cilat të gjithë ballafaqohen çdo ditë, e njëra nga to, tha ajo,  janë lajmet e rrejshme.

“Me të njëjtat gjëra ballafaqohemi edhe ne dhe duhet që të bashkëpunojmë mes vete ne regjion që të menaxhojmë sfidën, e cila vjen nga ndikimi i Rusisë nëpërmjet medieve”.

Ndër të tjera, Gërvalla u shpreh se sfidat janë te llojllojshme dhe BE-ja nëse është  e interesuar, duhet ta luajë rolin që ta hedh hapin përpara që të integrojë Ballkanin Perëndimor në BE.

Peach: Britania e Madhe ndihmon në dialogun Kosovë-Serbi 

Në 'Forumin e Prespës' që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, sot po diskutohet në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor- Manovrimi në kohëra turbulente”.

Në mesin e tyre është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla.

Gjithashtu, të pranishëm janë edhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor,  manuel Sarrazin, i emëruar i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin perëndimor e shumë diplomatë të tjerë.

I emëruari i posaçëm, Stuart  Peach, deklaroi se është e rëndësishme për t’u përcaktuar nëse je për Bashkimin Evropian apo jo, raporton RTKlive.

“Ne duhet ta theksojmë rëndësinë e rrugëtimit për në BE, sepse ka ndikime tjera si p.sh. ndikimi rus”, tha Peach në fjalën e tij.

Sipas tij, siguria kolektive bëhet për 30 shtete të NATO-s dhe duhet të kthyer  në mençurinë e 12 vendeve që janë pjesëtarë e kësaj, që, si themel të sigurisë evropiane, është që Britania e Madhe mbështet  të gjithë ne rajon dhe ndihmon në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Duhet tani të mblidhemi dhe kur shohim invadimin rus në Ukrainë. Duhet të jemi të kujdesshëm, dhe të përmbahemi në rrugën euroatlantike”, tha Peach, raporton RTKlive.

Sipas tij, duhet vazhduar që së bashku t’i dilet ballë edhe problemit në fushën energjetike, sepse Rusia, siç tha ai, e përdorë atë  si lloj arme.

Sarrazin: Gjermania pro modelit të vjetër të anëtarësimit në BE

Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, sot po diskutohet në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor- Manovrimi në kohëra turbulente”.

Në mesin e tyre është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla.

Gjithashtu, të pranishëm janë edhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor,  manuel Sarrazin, i emëruar i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin perëndimor e shumë diplomatë të tjerë.

Sarrazin deklaroi se kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë që të përshpejtohet nisma e “procesit të Berlinit”.

Ai tha se një takim me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor, në kuadër të këtij procesi, do ta ftojë në gjysmën dytë të verës.

“Kjo është me rëndësi për kancelarin dhe ministrin e  Punëve  të Brendshme. Është e qartë se duhet të mbështeteni në Gjermaninë e cila beson në modelin e vjetër të zgjerimit, pra që të jeni pjesë e barabartë në BE, sikurse të gjithë të tjerët”, tha Sarrazin.

Figurativisht ai tha se dikush në rajon nuk dëshiron të jetë si një shtresë e dytë dhe këtë askush nuk d e do.

“Por duhet te kihet parasysh kredibiliteti i procesit, sepse kishim krizë në disa periudha në BE”, tha diplomati gjerman, Sarrazin.

Ai u shpreh se pas Cividt-19, është hapur procesi dhe BE është modeli për të ardhmen.

“Dhe  jemi në politikë vendimtare. Pikat kryesore janë instrument i suksesshëm për politikën e jashtme, dhe ne mendojmë që ky instrument na duhet, që të jetë i suksesshëm në nivel global”.

Sarrazin deklaroi se Ballkani Perëndimor duhet të ketë model kredibilitetin e BE-së.

“Ky është një mesazh që Gjermania do të mbështetë,  por se bashku duhet  ta tejkalojmë këtë sfidë që së bashku të rrugëtojmë me ju si një familje”.

Escobar për ‘Ballkanin e Hapur’: Mbështesim nismat për integrime

(E plotësuar) Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, sot po diskutohet në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor- Manovrimi në kohëra turbulente”.

Në mesin e tyre është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla.

Gjithashtu, të pranishëm janë edhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor,  e shumë diplomatë të tjerë.

Në falën e tij, Escobar tha se është e rëndësishme që njerëzit  duhet ta dinë se të gjitha janë të bashkuar  për integrime euroatlantike.

“Kur flasim për sfidat e Ballkanit Perëndimor,  ato janë të shumta,  por duhet të  fokusohemi te mundësitë që kemi këtu e këto janë shumë”, tha Escobar.

“Por duhet të ecim përpara me çështjet që po ballafaqohemi në rajon”.

Ai siguroi se SHBA është  përkrahëse në këtë çështje, raporton RTKlive.

Sipas Escobar, më e rëndësishme është  zgjerimi evropian, e NATO të përfshijë pjesët tjera.

“Ajo çka ka bërë BE-ja ka të bëjë me paqen që edhe kjo pjesë të jerm më paqësore dhe demokratike”, tha diplomati amerikan.

Escobar u shpreh se për të qenë kandidat për anëtarësim në BE, një vend duhet të dijë se i jep shumë përfitime njerëzve, reporton RTKlive.

“Ballkani Perëndimor është  gjeografikisht edhe me te gjitha standardet  tjera dhe duhet të jetë pjesë e BE-së dhe mundësi për gjeneratat e reja”.  

I emëruari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor tha se mesazhi është që edhe pse njerëzit janë të fokusuar për procesin e kornizës politike, sot progresi po ndodh edhe në vendet tjera.

“Prandaj e gjithë kjo bën që të them se Ballkani Perëndimor ka sukses”, tha Escobar.

Ai foli edhe për nismën e “Ballkanit të Hapur.

“Ballkani i Hapur’, derisa është i drejtuar në integrimet evropiane, atëherë ne jemi për ta mbështetur”, tha Escobar.

Ai deklaroi se pjesa tjetër e mbetur është punë e vendeve të rajonit.

“Derisa ‘Ballkani i Hapur’ përmbushë këto, ne e përkrahim atë dhe të gjitha iniciativat e tjera që na bashkojnë”.

Gërvalla në Forumin e Prespës: Orientimi pro BE, po sfidohet nga Rusia

Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, sot po diskutohet në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor- Manovrimi në kohëra turbulente”.

Të pranishëm janë Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor, Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor e shumë diplomatë të tjerë.

Në mesin e tyre është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla.

Në fjalën e saj, ajo tha se Kosova është vendi më pro evropian, pro perëndimor e pro NATO, raporton RTKlive.

Megjithatë, kryediplomatja kosovare u shpreh se ky orientim që është kryesor për vendin, sfidohet nga aspekte të ndryshme të sigurisë.

“Unë mendoj se siguria nuk është vetëm për armët, por të gjitha aspektet e tjera. Një prej tyre janë  lajmet e rrejshme”, tha ministrja gërvalla në fjalën e saj, raporton RTKlive.

Ministrja Gërvalla u shpreh se Kosova dhe rajoni  ballafaqohen pak a shumë me të njëjtat probleme dhe se duhet bashkëpunim i ngushtë mes vendeve.

“Ndikimi i Rusisë në rajon është në mënyra të ndryshme e një prej tyre janë përmes lajmeve të rrejshme”, tha Gërvalla.

Ajo tha se  nëse BE-ja është  e interesuar për sigurinë në Ballkanin perëndimor, atëherë duhet përfshirë  rajonin në BE.


MË SHUME NGA Lajme