Sërish zgjedhje në Tërnoc të Luginës
BKT
Foto: Shaip Kamberi/ Facebook
Lajme

Sërish zgjedhje në Tërnoc të Luginës

Jeton Musliu/ RTKlive

Zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen për herë të katërt. Gjykata Administrative e ka aprovuar ankesën e Shaip Kamberit nga “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, për rivotim në Tërnoc.

Kamberi e ka konfirmuar këtë për mediat lokale.Kandidatit për deputet, Shaip Kamberit, i nevojiten gjithsej 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë.

Në zgjedhjet e fundit ai nuk arriti të bëhet deputet vetëm për 13 vota.

Kamberi shtoi se nesër do të vendosë Komisioni Republikan se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme.


MË SHUME NGA Lajme