Ekrem Memnun rikthehet në krye të Sigal Prishtinës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sigal Prishtina është bërë më trajner të ri.
Trajneri i njohur turk me prejardhje shqiptare, Ekrem Memnun është rikthyer në krye të bankinës së kryeqytetasve.
Kujtojmë se Memnun kishte drejtuar Sigal Prishtinën për dy vite (2003-2005).
Klubi bardhekaltër përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen me strategun turk.
“Ekrem Memnun, trajneri i mirënjohur turk me prejardhje shqiptare nga skuadra e Galatasaray merr drejtimin e skuadrës tonë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ai vjen pas një sezoni me skuadrën e madhe turke e Galatasaray tek meshkujt, por me një përvojë të madhe si ndihmës-trajner i Anadolu Efes, trajner i Daruşşafaka, trajner dhe fitues i EuroLeague me Galatasaray (femrat) dhe timonier i kombëtares turke (femrat).
Memnum poashtu posedon çmime individuale si: trajner i vitit në Kosovë (2005), trajner i vitit në EuroLeague (2014) dhe trajner i vitit në Superligën Turke (2015).
Derisa me ardhjen e tij në Prishtinë, do të diskutohen transferet vendore dhe të huaja të cilat do të zbulohen në javët e ardhshme.























