20:43 / 17.06.2022
Lëkundje toke në Shqipëri
Blerim Halimi / RTKlive
Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri, ku epiqendra ishte mes Tiranës dhe Kavajës.
Pasditën e sotme, është regjistruar një tërmet, me shkallë 3.0 Rihter, i cili nuk është ndjerë shumë, përkundër që se ka qenë në thellësi prej 5 km.
Sipas njoftimit zyrtar nga Instituti Euro-Mesdhetar i Tërmeteve, epiqendra ishte 20 km nga kryeqyteti dhe 8 km nga qyteti bregdetar.
Ende nuk janë raportuar dëme nga ky termet.























