Asllani te Interi? Flet agjenti
BKT
Sport

Asllani te Interi? Flet agjenti

RTSH

Rreth një orë ka zgjatur takimi në selinë e zikaltërve mes drejtuesve të Interit, mes tyre edhe presidentit Zhang, dhe agjentëve të Asllanit.

Këto janë fjalët e publikuara nga prokurori Elio Berti në fund të samitit: “Jemi informuar se Empoli dhe Inter kanë arritur një marrëveshje, ka disponueshmëri të plotë nga të gjitha palët. Në ditët në vijim do të shohim, jemi të gjithë të lumtur. Ekipet e tjera? Çfarë ka më mirë se Interi?”.

Kristjan Asllani është gati të bëhet lojtar i Interit në të gjitha aspektet.

Pas marrëveshjes me Empolin – ofertë 14 milionë euro plus huazimin e Martin Satriano – Elio Berti dhe Luca Puccinelli, agjentë të mesfushorit shqiptar, kanë mbërritur pasdite në selinë e zikaltërve për të përcaktuar detajet përfundimtare të kontratës.