09:49 / 18.06.2022
Ministri turk i Punëve të Jashtme sot në Kosovë
Jeton Musliu/ RTKlive
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, mbërrin sot në vizitë zyrtare në Kosovë.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do ta mirëpresë atë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".
Ardhja e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është parashikuar për në orën 17:30. Vizita e ministrit turk pason atë të ministrit të jashtëm grek i cili ishte ditë më parë në vizitë zyrtare në Kosovë.






















