LDK-ja e shqetësuar për mosvazhdimin e kontratave të mbi 1 mijë punonjësve
BKT
Foto: Besjana Mulaj/ RTK
Lajme

LDK-ja e shqetësuar për mosvazhdimin e kontratave të mbi 1 mijë punonjësve

Besjana Mulaj/ RTK

LDK ka shpreh shqetësimin për mosvazhdimin e kontratave të 1000 punëtorëve shëndetësor, të cilët ishin të angazhuar gjatë kohës së pandemisë.

Në një konferencë për medie të shtunën, anëtari i kryesisë së LDK-së, Ardian Shala, ka thënë se shkaku i mosvazhdimit të këtyre kontratave, mbi 1 mijë familje do të mbesin pa paga.

Tutje sipas tij shqetësuese është mungesa e stafit shëndetësorë dhe ikja e mjekëve drejt vendeve të evropës.

"Rast tipik i mungesës së stafit shëndetësor është klinika e re pediatrike, i cili ka mbetur i pashftytëzuar krejtësisht, në mungesë të stafit", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme