Pas Ardi Qorrit, Amrush Bujupi, një tjetër përforcim i Llapit
BKT
Sport

Pas Ardi Qorrit, Amrush Bujupi, një tjetër përforcim i Llapit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

FC Llapi vjen më një tjetër përforcim. Llapjanët pas Ardi Qorrit, sot kanë firmosur edhe me portierin Amrush Bujupi.

FC Llapi përmes llogarisë së tyre në Facebook, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me ish-portierin e Drenasit.

“Kemi arritur marrëveshje 2 vjeçare me portierin shtatlartë, Amrush Bujupi, i cili në ekipin tonë vjen pas një eksperience tek KF Drenasi. Bujupi ishte pjesë e Drenasit për 5 vite radhazi, ku edhe barti shiritin e kapitenit të skuadrës”, thuhet në këtë njoftim.

Bujupi është bashkuar menjëherë me ekipin në fazën përgatitore për garat evropiane, ku Llapi i Tahir Batatinës do të marrë pjesë në Conference League.