Rama viziton familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi
BKT
Lajme

Rama viziton familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar sotë për vizitë në shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi. Fotot nga vizita e Ramës në Burojë i ka shpërndarë Arbër Geci.

“Sot, tek familja e Presidentit Hashim Thaçi, në një vizitë ndryshe prej herave tjera, bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe një pjesë të kabinetit të tij!  Edi, si çdoherë po e dëshmon se nuk është vetëm Kryeministër i Shqipërisë por është Kryeministër i gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Geci.

Në këtë vizitë Rama krahas familjarëve të Thaçit, ka takuar edhe kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetarin Sami Lushtaku.


MË SHUME NGA Lajme