Live në RTK, mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Live në RTK, mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri

Jeton Musliu / RTKlive

Për shkak të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të Kosovës e Shqipërisë, sot në Prishtinë, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë vonesa në qarkullimin në trafik. Për këtë arsye policia ka njoftuar se gjithashtu do të ketë edhe devijime të trafikut në disa rrugë të kryeqytetit.

Sidoqoftë, agjenda zyrtare e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, fillon në orën 10:45 kur zyrtarisht mbërrin delegacioni i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.  Në orën 11:00, mbërrin  Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. Në orën 11:15 bëhet hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri. 

Fjala e dy kryeministrave Kurti e Rama, do të pasohet nga deklarime të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Në orën 12:20 bëhet prezantim me pjesëmarrjen e dy kryeministrave. 

Do te prezantohen projekte per infrastrukturen portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Prezantimi bëhet nga Eric SMIT, drejtor, Royal Haskoning DHV. Në orën 12:30 bëhet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare kurse në orën 12:45 mbahet konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave Kurti e Rama.

Të gjitha këto aktivitete, RTK do t’i transmetojë drejtpërdrejtë në të gjitha platformat e veta. Transmetimi i drejtpërdrejtë të mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive, do të bëhet në rrjetin tokësor, satelitor, në ueb, si dhe rrjetet sociale si në FB e youtube.  


MË SHUME NGA Lajme