12:57 / 20.06.2022
Abdixhiku takon Ramën: Kosova dhe Shqipëria të trajtojnë hapur çdo temë
Naser Mekolli /RTKlive.com
Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në një postim në Facebok, Abdixhiku ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur çdo temë e rrugëtim.
“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skenderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, ka shkruar Abixhiku.
Ndryshe, sot në Prishtinë do të mbahet mbledhja e tetë e dy qeverive Kosovë- Shqipëri.























