Teatri Kombëtar mbyll dyert më 1 korrik
Foto: RTK
Kulturë

Teatri Kombëtar mbyll dyert më 1 korrik

Kimete Kasumi/ RTKlive

Këshilli drejtues i Teatrit Kombëtar, nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë të ditur se ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Kosovës mbyllet për renovim të tërësishëm nga data 1 korrik 2022.

Sipas komunikates arsyeja pse ka ardhur deri te kjo kërkesë është gjendja jo e mirë fizike e objektit tash e sa kohë.

Këtë e ka vërtetuar edhe raporti i profesorëve të universitetit “Hasan Prishtina” të angazhuar nga MKRS me titull: “Vlerësimi i gjendjes fizike të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës, hartimi i termave të referencës (ToR) dhe ndërhyrjet e menjëhershme të evidentuara”. 

"Gjendja faktike e sigurisë në të cilën punojnë punëtorët e Teatrit Kombëtar  të Kosovës është alarmante dhe kjo e bën kërkesën për renovim edhe më urgjente. 

Poashtu, ju njoftojmë se aktiviteti i përgjithshëm artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet", thuhet në komunikatë.

"Teatri Kombëtar i Kosovës e ka hartuar edhe planin e punës dhe të veprimit  gjatë periudhës së renovimit dhe në bashkëpunim të ngushtë dhe intenziv me MKRS është duke punuar për sigurimin dhe adaptimin e hapësirave alternative ku do ta zhvillojë aktivitetin e vet. Shpresojmë që ky proces do të përfundojë shpejt dhe pa pengesa!", përfundon komunikata.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa