16:12 / 20.06.2022
Mikpritja zyrtare në fotografi!
Jeton Musliu / RTKlive
Kosova dhe Shqipëria sot në Prishtinë mbajtën mbledhjen e përbashkët të tetën me radhë.
Një tjetër pritet të mbahet në fund të këtij viti kurse me propozim të kryeministrit shqiptar Edi Rama, pritet që në nëntor me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të mbahet një mbledhje përbashkët e dy Kuvendeve, të Kosovës e Shqipërisë.
Ndërkohë, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka publikuar disa fotografi nga pritja zyrtare shtetërore që Qeveria e Kosovës I ka bërë asaj të Shqipërisë.



























