Kurti nuk viziton të paraburgosurit në Hagë, por takon avokatët e tyre
BKT
Foto: RTK
Lajme

Kurti nuk viziton të paraburgosurit në Hagë, por takon avokatët e tyre

Jeton Musliu / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti nuk dha përgjigje të qartë nëse do t’i vizitojë në Gjykatën Speciale, ish drejtuesit e UÇK-së.

Megjithatë ai konfirmoi se nuk është se krejt ka qëndruar pa vepruar në këtë drejtim.

Pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës e Shqipërisë në Prishtinë, ku me kryeministrin Edi Rama mbajti konferencë për media, Rama u pyet edhe për vizitën e tij të mundshme në Dhomat e Specializuara, ashtu siç ka vepruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Unë e kam vlerësuar se është më e udhës që t’i takoj avokatët mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, në  një paraburgim të stërzgjatur”, tha kryeministri Kurti.

Sipas tij, kjo për faktin se kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë prej që ish pjesëtarët e UÇK-së mbahen në paraburgim.

“Ndërsa kryetari i Kuvendit i ka takuar atje dhe unë ende nuk kam arritur të takohem me të, pas vizitës që ka bërë”, tha kryeministri Kurti.

“Këtë takim me Konjufcën ta bëj aspak më larg sesa sonte”.

Përndryshe, të shtunën e dielën, kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca qëndroi në Hagë ku takoi ish drejtuesit e UÇK-së.

Ai është zyrtari më i lartë i shtetit që deri më tash ka vizituar këta të paraburgosur.


MË SHUME NGA Lajme