Marcelo Bielsa drejt rikthimit te Athletic Bilbao
BKT
Sport

Marcelo Bielsa drejt rikthimit te Athletic Bilbao

Uran Krasniqi/RTKLive

Marcelo Bielsa mund të bëhet trajner i Athletic Bilbao nëse Inaki Arechabaleta bëhet presidenti i ri i klubit pas zgjedhjeve më 24 qershor.

Arechabaleta që është një nga tre kandidatët për ta zëvendësuar Aitor Elizegi, ka thënë se Bielsa ishte zgjedhja e tij për të zëvendësuar Marcelinon, i cili u largua nga Athletic pas përfundimit të kontratës.

"Bielsa është trajneri më i respektuar në botë. Në të kaluarën ai na dha sezonin më të mirë të këtij shekulli," tha ai, transmeton "The Athletic".

Bielsa, gjithashtu, ka konfirmuar se do të merrte detyrën nëse Arechabaleta do të zgjidhej president.

Argjentinasi ishte trajner te Bilbao midis viteve 2011 dhe 2013, ku udhëhoqi skuadrën baske në finalet e Europa League dhe Copa del Rey.

66-vjeçari është i papunë qëkur u shkarkua nga Leeds United në shkurt.