Miratohet ankesa e Ahmetxhekajt e Halilit ndaj portalit “Newborn”
BKT
Foto: KMShK/ Facebook
Lajme

Miratohet ankesa e Ahmetxhekajt e Halilit ndaj portalit “Newborn”

RTKlive

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës mori vendim ndaj ankesës së Shkumbin Ahmetxhekaj, U.d drejtor i përgjithshëm i RTK-së, dhe Arsim Halili, U.d zëvëndësdrejtor i përgjithshëm i RTK-së kundër gazetës online “New Born”.

Në komunikatën për media, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës deklaron se në mbledhjen e mbajtur më 9 qershor 2022, shqyrtoi ankesën e dërguar nga Ahmetxhekaj dhe  Halili, kundër portalit të lajmeve “New Born” lidhur me publikimin e lajmit me titull “Kandidati i preferuar i Bordit për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së, nën hetime (dokument)”.

Ankesa, siç njofton KMShK, është miratuar.

“Ankuesit kanë pretenduar  se me lajmin e publikuar, janë shkelur kapitujt II (raportimi i së vërtetës) dhe IV (e drejta për t’u përgjigjur) të Kodit të Mediave”, shkruan KMShK në komunikatë.

“Lajmi është shkruar në gazetë online dhe objekt i kësaj ankese është teksti i medias, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme”.

Në komunikatë sqarohet se pas leximit të ankesës, KMShK gjen se e njëjta është e bazuar, pra miratohet.

“Ankuesit ankohen që media i ka publikuar dhe nuk ka respektuar as të drejtën për tu përgjigjur dhe shkrimi më pas i ngjason më shumë opinionit sesa një shkrimi hulumutes gazetaresk”.

KMShK deklaron se sipas ankuesve,media ka publikuar një shkrim në të cilin pretendon se Prokuroria Speciale ka filluar hetim, por që për publikun nuk kanë paraqitur asgjë.

“KMShK pas leximit të ankesës dhe shkrimit ka gjetur se media nuk ka respektuar Kodin e Mediave në momentin kur e ka publikuar një shkrim të tillë, dhe brenda shkrimit përkundër ngritjes së kundërthënieve të shumta nuk i kontakton ankuesit”, shkruan në komunikatë.

“Po ashtu në lidhje me publikimin e informatës se Prokuroria ka filluar hetimet, media nuk e ka konfirmuar se një gjë e tillë ka ndodhur me një prononcim zyrtar të Prokurorisë”.

Prandaj bazuar në këto arsyetime, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.


MË SHUME NGA Lajme