22:32 / 20.06.2022
Rama takon edhe kreun e PDK-së, Memli Krasniqin
Jeton Musliu / RTKlive
Pas një agjende me shumë aktivitete dhe pas mbledhjes së dy qeverive, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë në takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
I pari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama janë parë së bashku në qendër të Prishtinës, teksa po pinin kafe e diskutonin së bashku.
Rama gjatë ditës së djeshme ka vizituar disa kompani prodhuese të Kosovës, e në mbrëmje qëndroi në Burojë të Skenderajt, ku ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në mëngjese sot Rama e ka takuar edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.























