Bislimi: Rryma do të faturohet edhe në 4 komunat në veri
Gjeraqina Tuhina/RTK/Bruksel
(E plotësuar) Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialog me Serbinë, reagoi pas arritjes së marrëveshjes me palën serbe lidhur me çështjen e energjisë.
“Më në fund kemi miratuar udhërrëfyesin e implementimit për marrëveshjet për energjinë të vitit 2013 dhe 2015”, shkroi ai në Tëitter.
“Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”.
Qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht serbë – nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.

Kjo është marrëveshja e parë e arritur në kuadër të dialogut prej se Lajçak udhëheqë me këtë proces.

Kosova e Serbia arriojnë marrëveshje për energjinë
Në Bruksel është arritur pajtim për zbatim të marrëveshjes për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
I dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun, Mirolslav Lajçak, përmes një postimi në twitter, ka njoftuar Kosova dhe Serbia kanë miratuar Udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Ai ka shtuar se ky është hap i madh përpara. Ndërkaq, Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shkruar se kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës.
Takimet janë duke vazhduar në Bruksel pritet që palët diskutohet rreth përgatitjeve për një takim në nivelin e lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.























