Kurti: Jam këtu për t`ju dëgjuar sfidat që vazhdojnë të mbesin
BKT
Foto: Valjeta Shala/ RTK
Lajme

Kurti: Jam këtu për t`ju dëgjuar sfidat që vazhdojnë të mbesin

Valjete Shala/ RTK

Kryeministri Albin Kurti bashkëbisedon me përfaqësuesit e komunitetit egjiptian për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.

Kryeministri Kurti gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e komunitetit egjiptian tha se, është këtu për ti dëgjuar ata lidhur me sfidat të cilat po vazhdojnë të mbesin për këtë komunitet.

“Besoj që së bashku kemi shumë për të festuar për komunitetin tuaj. Jam këtu edhe për të ju dëgjuar lidhur me sfidat të cilat po vazhdojnë të mbesin. Ne kemi pas një bashkëpunim shumë të mirë me komunitetin gjatë vitit, i cili për nga bashkëpunimi politik ishte në nivel të shkëlqyeshëm. Gjatë kësaj jave do të këtë aktivitete të larmishme prej valleve e këngëve popullore deri te shfaqjet artistike, storje të suksesit e filma të metrazhit të shkurtë të organizuar nga ojq që janë këtu me neve.. Në komuna e dimë rëndësinë e përfaqësimit të komuniteteve dhe më vjen mirë që sot kemi dy zyrtar kumunal për komunitete", ka thënë Kurti.

Kreu iqeverisë i falënderoi të gjithë për kontributin dhe për bashkëpunimin.

Kurti tha se kanë vendosur edhe një sistem transparent për ndarjen e fondeve për komunitetet jo shumicë.


MË SHUME NGA Lajme