Tri klube italiane interesohen për Granit Xhakën
BKT
Sport

Tri klube italiane interesohen për Granit Xhakën

KP

Granit Xhaka mund të ndryshojë kampionat dhe të kalojë nga Premier Liga në Serie-A.

Reprezentuesi i Zvicrës ishte shumë afër kalimit te Roma vitin e kaluar por në fund marrëveshja nuk u konkretizuar, por skuadra e drejtuar nga portugezi Jose Mourinho vazhdon ta mbajë gjallë interesimin për mesfushorin e Arsenalit.

Sipas mediumit anglez “The Times”, “Giallorossët” po vazhdojnë kontaktet me agjentin e lojtarit mbi mundësinë e blerjes së kartonit të tij, por nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shifra të mëdha, përcjellë KosovaPress.

Dy skuadra tjera që janë duke u lidhur me shërbimet e Xhakës janë Fiorentina dhe Udinese.