Nuk shkarkohet Bordi i ZRRE-së
BKT
Foto:RTKlive
Lajme

Nuk shkarkohet Bordi i ZRRE-së

Jeton Musliu/RTKlive

Me 3 vota për dhe 6 kundër, nuk kaloi mocioni për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, me 3 vota për e 6 kundër, nuk e kaloi mocionin e paraqitur nga LDK-ja për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së.

Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, u shpreh i pakënaqur me punën e këtij bordi, ndërsa VV-ja tha se kërkesa për shkarkim të Bordit të ZRRE-së nuk ka bazë ligjore.

Anëtari i komisionit dhe deputeti i VV-së, Armend Muja, ka përmendur disa vendime të opozitës, e ndër to ishin edhe marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e atëhershme lidhur me furnizimin e energjisë elektrike në veri të vendit.

Muja ka folur edhe për marrëveshjen më veriun që është arritur, e që sipas tij është një marrëveshje e dobishme dhe funksionale.


MË SHUME NGA Lajme