Kurti falënderon Finlandën për ndihmën që vazhdon të japë për Kosovën
BKT
Lajme

Kurti falënderon Finlandën për ndihmën që vazhdon të japë për Kosovën

N. Mekolli /RTKlive.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin.

“Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Finlandës dhe u ritheksua gatishmëria për të thelluar e zgjeruar bashkëpunimin. U diskutua edhe për mundësitë e shtimit të ndërveprimit në fushat të cilat shteti i Finlandës mund të ofrojë mbështetje”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Bëhet e ditur se me këtë rast kryeministrit Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen dhe kontributin që Finlanda vazhdon të jep për Kosovën.


MË SHUME NGA Lajme