Borrell: Hap i madh marrëveshja për energjinë
Jeton Musliu / RTKlive
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka përshëndetur marrëveshjen për energjinë, të arritur sot mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.
Me një deklarim të shkurtër në Twitter, Borrell tha se ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit edhe i ka uruar për marrëveshjen e arritur.
“Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE e që do të japë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët”,shkruan Borrell.
“Presim të vazhdojmë punën në hapat e tjerë”.
I dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun, Mirolslav Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar Kosova dhe Serbia kanë miratuar Udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Marrëveshjen e arritur e kanë përshëndetur me tone të ndryshme, edhe zyrtarë të ndryshëm të Kosovës, Serbisë dhe ndërkombëtarë.























