Në ‘RTK PRIME” sonte debatohet për marrëveshjen për energjinë
RTKlive
Sonte emisioni “RTK PRIME” do të sjellë para shikuesve të RTK-së, një debat mbi zhvillimin kryesor të ditës.
Tema e sonte është arritja e marrëveshjes për udhëzuesin e zbatimit të marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, mbi energjinë në katër komunat në veri të vendit.
Kjo marrëveshje është arritur sot në Bruksel nga ana e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak, i ngarkuar special i BE-së për Ballkanin perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Nën drejtimin e gazetarit Bashkim Vishaj, sonte në RTK1, i ftuar në studio do të jetë Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së në opozitë dhe ish ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
Gjithashtu me lidhje të drejtpërdrejtë me Skype, në debat do të përfshihet edhe Isa Mustafa, ish kryeministër i Kosovës dhe ish kryetar i LDK-së gjithashtu tani në opozitë.
Përveç kësaj, në këtë emision do të transmetohet edhe një intervistë që korrespondentja e RTK-së në Bruksel, Gjeraqina Tuhina, i ka marrë kryenegociatorit të Kosovës, zëvendëskryeministrit besnik Bislimi, pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Në këtë debat do të analizohet i gjithë procesi në lidhje me këtë çështje. Emisioni “RTK PRIME” fillon në orën 20:15 minuta, dhe transmetohet nga e marta në të enjten.























