Libri  “Unë e përdhunuara” vendoset në Bibliotekën e Kongresit Amerikan
Foto: Ramize Murtezi Shala/Facebook
Kulturë

Libri  “Unë e përdhunuara” vendoset në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

RTKlive

Libri  “Unë e përdhunuara” e autores Ramize Murtezi Shala është vendosur në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në pjesën që i kushtohet Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë autorja dhe gazetarja e RTK-së, Ramize Murtezi Shala, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Një copëz historie se çka ndodhi këtu 23 vjet më parë”, shkroi ajo.

“Për këtë faleminderit përjetësisht ‘Jalifat Publishing’, Ramiz Tafilaj dhe Besa Tafilaj”, ka shkruaj ajo.

Kohë më parë, libri në gjuhën angleze është botuar  në SHBA.

Libri “ Unë e përdhunuara” i përkthyer në gjuhën angleze “ The shape of pain” ka kohë që është botuar edhe në SHBA.

“Kjo është një copëz historie nga ajo që ndodhi këtu, 23 vjet më parë”, deklaroi Murtezi Shala..

Libri është shkruar në formë romani dhe bën fjalë për një nënë të përdhunuar nga forcat serbe, bashkë me dy vajzat e saja të mitura. 

Llogaritet që rreth 20 mijë gra e vajza, por edhe meshkuj, janë përdhunuar nga forcat ushtarake e paramilitare të Serbisë në Kosovë.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa