23:19 / 21.06.2022
Vikingur Reykjavik bashkohet me Inter Club d`Escaldes në finale
Uran Krasniqi/RTKLive
Vikingur Reykjavik i është bashkuar Inter Club d`Escaldes në finalen e katër skuadrave kampione që luajnë në fazën parakualifikuese të Champions League e ku një nga to do të arrijë të futet në xhiron e parë të kualifikimeve.
Kampioni i Islandës fitoi thellë nga FCI Levadia, duke e mposhtur me rezultat 6-1.
Paraprakisht Inter Club d'Escaldes fitoi 2-1 nga La Fiorita.
Ndeshja do të zhvillohet me datën 24 të këtij muaji.























