OEA thirrje Kuvendit të mos votojë tërheqjen e kursimeve pensionale
BKT
Foto: OEA
Lajme

OEA thirrje Kuvendit të mos votojë tërheqjen e kursimeve pensionale

Jeton Musliu / RTKlive

Në kohën kur pritet të nisë shqyrtimi i ndryshimeve të propozuara të Ligjit për Fondet Pensionale nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u bën thirrje deputetëve që të mos aprovojnë këtë nismë ligjore.

"Të mundësuarit e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk duhet të jetë përgjigje në sfidat aktuale ekonomiko-sociale të vendit, kjo edhe për shkak të pasigurive të shumta që karakterizojnë mjedisin ekonomik global dhe thellimin e mëtejmë të vështirësive në muajt në vijim", deklaron OEA në komunikatën për media.

Oda Amerikane thekson se pavarësisht autoritetit të tyre, deputetët e Kuvendit të Republikës kanë përgjegjësi që të nxjerrin politika të cilat garantojnë dhe përmirësojnë në mënyrë të vazhdueshme mirëqenien e qytetarëve.

"Prandaj nuk mbështet nismat të cilat gërryejnë perspektivën për jetë të dinjitetshme pas moshës së pensionimit", deklaron OEA.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit edhe thirrjen e saj për dialog gjithëpërfshirës, në rend të parë ndërmjet hisedarëve politikë, por edhe të tjerëve, për një program të masave monetare e fiskale, të cilat do të adresonin sfidat aktuale dhe do të lehtësonin jetesën e qytetarëve.


MË SHUME NGA Lajme