17:31 / 22.06.2022
Mane flet si lojtar i Bayernit: Më pëlqeu gjithmonë si klub
Uran Krasniqi/RTKLive
Sadio Mane ka kompletuar transferimin e tij te Bayern Munchen. Klubi bavarez e ka prezantuar atë të mërkurën.
“Jam shumë i lumtur që më në fund jam me FC Bayern në Mynih. Vërtetë kam ndjenja të mëdha. Nuk kisha asnjë dyshim në mendjen time që në fillim: kjo është koha e duhur për këtë sfidë”, ka thënë senegalezi. "Unë dua të arrij shumë me këtë klub. Gjatë kohës sime në Salzburg kam parë shumë ndeshje të Bayernit - më pëlqen shumë ky klub".
Mane ka thënë se gjithmonë do të jetë tifozi numër një i Liverpool.
Ai kishte shkëlqyer si pjesë e këtij klubi pasi ishte bashkuar nga Southampton në vitin 2016. Senegalezi në 269 paraqitje për Liverpool ka shënuar 120 gola.