Manifesta po afron, përgatitjet drejt përfundimit
Foto: Manifesta
Kulturë

Manifesta po afron, përgatitjet drejt përfundimit

RTKlive

Kanë mbetur vetëm një muaj para hapjes zyrtare të Manifesta 14 Prishtina, e cila do të hapë dyert për publikun me 22 Korrik 2022.

102 pjesëmarrësit e këtij edicioni, 38 përqind e të cilëve prej tyre janë nga Kosova, do të paraqesin veprat e tyre në plot 25 hapësira të ndryshme në Prishtinë.  

Duke filluar nga ish-hapësira industriale e Fabrikës së Tullave; Hotelit Grand, Qendra për Praktikë Rrëfyese në ish-Biblotekën “Hivzi Sulejmani” dhe një shumësi ndërhyrjesh artistike dhe urbane në qytet, të cilat kanë një qëllim: rikthimin e hapësirës publike në plan afatgjatë.   

Manifesta 14 Prishtina është duke bërë përgatitjet e fundit për të pritur një numër të madh vizitorësh, përfshirë gazetarë të mediave më të mëdha në botë, artistë dhe profesionistë tjerë të rëndësishëm nga fusha e artit, arkitekturës dhe urbanizmit.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa