Breshëri dhe stuhia, shkaktuan dëme të mëdha në rajonin e Gollakut
Lajme

Breshëri dhe stuhia, shkaktuan dëme të mëdha në rajonin e Gollakut

Fatos Cervadiku- RTK

Breshri dhe erërat e fuqishme gjatë së martës shkaktuan dëme të mëdha në disa vende të Kosovës. Vetëm në fshatin Mramor dhe disa fshatra të anës së Gollakut, stuhia ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në blegtori e bujqësi.

Sadri Gashit, nga ky fshat, erërat ia rrezuan stallën e bagëtive. Atij dëme iu shkaktuan edhe në bletët dhe gjera të tjera.

 “Ka ardhur një farë rrebeshi shumë i madh i papritur edhe ju po shihni edhe vetë çfarë dëme na ka shkaktu si në bletari, si në stallat që i kom ren, me ushqimin e kafshëve. Kam shumë dëme të mëdha”, tha Sadri Gashi, Fermer.

 “Ka pas breshër shumë i shpejtë me frymë, vetëtimë e bubullime, ka pas po fati që s’kemi dëme në njerëz, po veç dëme në bletari edhe në bujqësi. diku permi 1000 dujë mi ka lagur mbrëmë, plus ni kultivator të ri ma ka nxanë”, Sadri Gashi, Fermer.

Ndërsa Adrian Gashi, i cili  ka 20 ari të mbjellë me mjedër, tha se një pjesë e konsiderueshme e tyre është dëmtuar.

 “I kom pas të mbjellne 20 ari mjedra, mi ka dëmtu  shumë.  Kepë, speca, krejt mi ka dëmtu. Mu mu kanë bo këto mjedra 3000 euro. 3000 euro janë si 30.000. që ka mundësi qeveria me na nimu”, Adrian Gashi, Fermer.

Mjedrat iu dëmtuan edhe fermerit Selim Gashi, i cili tha se dëmet janë të konsiderueshme.

  “Neve na ka dëmtu me mjedran këtu i ka shplue kulmin e kojshisë dhe po shihet qysh e ka gjuajt edhe sa më ka dëmtu. Besoj që me të pakten 1500. Sigurt dmth për qetu, se qetu po shpresoj nashta ecin mirë”, tha Selim Gashi, fermer.

Përveç Mramorit edhe në fshatra të tjerë të Prishtinës ka pasur dëme. Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, tregoi se kanë dalë në terren derisa foli për masat që pritet t'i ndërmarrin.

“I njoftova të gjithë bujqit edhe përmes rrjeteve sociale, por po e shfrytëzoj edhe këtë hapësirë që ti njoftoj bujqit që ti drejtohen komunës me kërkesë për vlerësim të dëmeve dhe pas asaj komisioni do ta bëjë vlerësimin në të gjitha zonat se ku janë prekur nga kjo stuhi”,  tha Plator Gërdovdi, drejtor i bujqësisë në komunën e Prishtinës.

 ‘Ai tha se pas pranimit të kërkesave për vlerësim të dëmeve do ta kemi një pasqyrë më të qartë si është gjendja në Rimanishtë, llukarë, Mramor, Slivovë edhe disa fshatra të tjera.

 Përveç rajonit të Prishtinës, dëme pati edhe në qytete tjera të Kosovës.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajme