21:18 / 22.06.2022
Vdes poeti i njohur Xhevdet Bajraj
Fadil Sertolli/RTKLive
Poeti i njohur Xhevdet Bajraj ka vdekur. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadili.
"Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit ju lajmërojmë në ditët në vijim", ka njoftuar ai.
Xhevdet Bajraj është autor i plot librave me poezi, shumë prej të cilëve janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja.
Ai nga viti 1999 jetonte në Meksikë, ku ishte profesor në Universitetin e Meksiko Sitit.
Xhevdet Bajraj u lind në Panorc të Malishevës më 1960. Shkollën fillore dhe gjimnazin i mbaroi në Rahovec, ndërsa studimet për Letërsi i ndjeki në Universitetin e Prishtinës.