Kurti: Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më
Foto: Albin Kurti/ Facebook
Kulturë

Kurti: Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më

Kimete Kasumi/ RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot poetin dhe profesorin universitar Xhevdet Bajraj, i cili ndërroi jetë dje pas një sëmundje të shkurtër, në moshën gjashtëdhjetë e dy vjeçare.

"Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më. Mbrëmë qielli i errët kishte një yll më shumë. Shkëlqimi midis nesh është xixa sipër nesh.
 
Teksa shkruaj me mall e dhembje, përkulem t’i lexoj titujt që qëndrojnë vertikalisht në bibliotekën time: Copa ime e qiellit, Vitet qe nuk e sollën pranverën, Lëngu i trëndafilave, Liria e tmerrit, Ca Kokrra Rrushi të Rahovecit, Vrasja e Mushkonjës, Kur qajnë hardhitë, Kafe me Nënën, Me Zemër në Qese Najloni, Burri që lozte me engjëj...
 
Xhevdet Bajraj do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë", ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa kujton poetin Bajraj.
 
Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër dhe syze
 
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa