MKRS-ja për vdekjen e regjisores: Sot humbëm një artiste të çmuar
Kulturë

MKRS-ja për vdekjen e regjisores: Sot humbëm një artiste të çmuar

Kimete Kasumi/ RTKlive

(E plotësuar ora: 15:10) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka reaguar pas vdekjes se regjisores dhe producentes, Vjosa Berisha.

Kjo ministri ka theksuar se ikja e parakohshme e Vjosës ka ndalur përgjysmë veprimtarinë e saj artistike dhe menaxheriale.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të regjisores dhe producentes, Vjosa Berisha. Ikja e parakohshme ka ndalur përgjysmë veprimtarinë e saj artistike, menaxheriale dhe kjo lë zbrazëti shumë të madhe në artin dhe kulturën e vendit tonë. Vjosa Berisha, në 50 vitet e saj, la një trashëgimi mbi 20 vjeçare në industrinë e filmit dhe ishte bashkëthemeluese dhe drejtore e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ‘PriFest’ për më shumë se një dekadë.  Kolegialiteti, qasja pozitive dhe angazhimi i saj ishte i pashoq dhe do ti mungoj gjithë komunitetit artistik. Sot nuk e humbëm vetëm një artiste, por humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për kulturën e re të vendit tonë. Ngushëllime familjes, miqve, dhe shoqërisë tonë!”, është thënë në reagimin e MKRS-së.

Ndërron jetë regjisorja Vjosa Berisha 

Sot pas një sëmundjeje të rëndë ka vdekur producentja e njohur Vjosa Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi.”, ka shkruar ai.

 

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa