Edi Rama ironizon me BE-në: Më vjen keq për ta!
Foto: KE
Lajme

Edi Rama ironizon me BE-në: Më vjen keq për ta!

Jeton Musliu / RTKlive

Pas përfundimit të samitit mes BE dhe vendeve të Ballkanit perëndimor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçvski dhe presidenti i Serbisë, Aleknsadar Vuciq, mbajtën një konferencë për media.

Kryeministri Rama tha se shpreh keqardhjen e tij të thellë për BE-në.

“Më vjen keq për ta. E shpresoj të mund t’u ndihmojmë. Jam përpjekur të them disa gjëra në takim dhe do të ndaj disa prej tyre”, tha Rama.

Sipas tij, në takim u është thënë se kanë nga 3 minuta kohë për të folur.

“Iu thash, se mund të ishin edhe 30 sekonda nëse do të mund të pranonin. Por ata nuk e pranuan, prandaj  u thash se  3 minuta nuk ishin të mjaftueshëm”.

Kryeministri shqiptar deklaroi para mediave se në takim, liderëve të vendeve të BE-së u ka thënë se ishte mirë dhe keq të jetë me ta.

“Ishte ndjenjë e mirë sepse ne jemi evropianë, dhe të jesh mes evropianëve është gjë e mirë, por ishte ndjenjë  e keqe sepse ende nuk mund të dëgjohesh si evropian,  por si mysafir në një shtëpi të ndarë”, e përshkroi ai këtë takim.

Kryeministri Rama u shpreh se është shumë shqetësuese se edhe kur ishte pandemia edhe duke ditur që është një luftë dhe që rrezikon të kthehet në tragjedi për botën,  asgjë nuk ishte në gjendje t’i bashkojë ata.

“Pra cfarë të bëjmë, e sigurisht se ka shumë për të bërë, në njërën anë ne kemi mbështetur idenë e presidentit Macron e të shpresojmë se në shekullin e ardhshëm të bëhemi anëtarë të BE, e sigurisht duke u përballur me një Bullgari këtu, me një Bullgari atje, apo me një Bullgari gjatë rrugës”, ironizoi Rama.

Ai deklaroi se më shumë do ta vlerësonin nëse ky komunitet i ri evropian, do të ishte në vendin e njëjtë e në familjen e njëjtë.

“Nuk do ta kishim problem nëse do të ishim të ndarë në kate të ndryshme. Por së paku në dhomën e ndenjës do të qëndronim së bashku e jo në këtë mënyrë”, e përshkroi ai idenë e presidentit të Francës, i cili ka propozuar të krijohet një mekanizëm para antarësim në BE, në të cilin do të duhej të antarësoheshin vendet e Ballkanit perëndimor.

“Së dyti, sigurisht se tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut, që në një  kohë ishte  Maqedonia, vetëm sa për ta kujtuar ose IRJM  siç do të thoshin vëllezërit tanë grekë”, tha Rama.

Ai deklaroi se ka 17 që ky vend ende është duke pritur si kandidat për hapje të bisedimeve për anëtarësim.

“Qoftë edhe duke ndryshuar emrin. Paramendoni  Francën duke ndryshuar emrin vetëm që të bëhet anëtare e BE-së apo Italinë”, risolli në vëmendje kryeministri shqiptar.

Ai u shpreh se Shqipëria është duke pritur që 8 vite për të njëjtën gjë.

“E unë fitova për të tretën herë zgjedhjet për të punuar edhe më tej në fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Dhe ishte shumë më e rëndësishme për të thënë të vërtetën se arsyeja nuk është  vetëm Bullgaria”, tha Rama.

“Arsyeja është se ka rënë në grep shpirti i zgjerimit. E Bullgaria është shpërfaqja. Procesi i zgjerimit ka kaluar nga një vizion i madh, tek vendet individuale që janë shndërruar  në kidnapues”.

Kryeministri Rama tha se një vend anëtar i NATO-s ka kidnapuar dy vende të tjera anëtare të NATO-s,  derisa “prapa shtëpisë” po zhvillohet një luftë nën mbikëqyrjen e 27 vendeve anëtare, të cilat janë tërësisht impotente, madje që të gjitha bashkë.

“Dhe pastaj ato thonë se Vladimir Putin është shumë i sëmurë. Epo Vladimir Putin mund të jetë shumë i sëmurë apo shumë mirë, por me siguri se as ky vend këtu nuk po duket shumë i shëndetshëm”, tha kryeministri i Shqipërisë.

Ai shprehu bindjen se agresioni  rus ndaj Ukrainës, por merr edhe një beneficion të veçantë, nga një vend i NATO-s, që do ta destabilizon një vend tjetër anëtar të NATO-s, në këtë rast Maqedoninë e Veriut.

“Sigurisht, ne nuk do të presim për Godonë, dhe e kam thënë edhe më parë, më vjen shumë keq për disa persona optimistë që pash dje, duke postuar”, tha ai.

“Nuk erdha këtu me idenë se diçka mund të ndodhë. Jo”.

Megjithatë, Rama tha se vendet e Ballkanit perëndimor do të lëvizin drejt BE-së. “Pse kemi lëvizur e vazhdojmë të lëvizim është të mbajmë gjallë shpirtin e Evropës”.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa