Sonte në RTK1, dokumentar për fëmijët e vrarë në luftë
Foto: RTKLive
Lajme

Sonte në RTK1, dokumentar për fëmijët e vrarë në luftë

RTKlive

“Kujtimi i munguar”  është dokumentari që risjell momentet e dhembjes së madhe, atë të humbjes së fëmijëve. Familjarët flasin për kujtimet e fundit, lodrat, librat e pasionet që mbeten kujtimet e pashlyeshme për  fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë. 

Redaksia e Dokumentarëve në RTK 1, me gazetaren Arta Avdiu, në kuadër të ciklit të dokumentarëve “Gjurmë” - sjell sonte në orën 21 e 50, rrëfimet e familjarëve të fëmijëve të vrarë.

Përveç humbjes e dhembjes, ata edhe sot vuajnë mungesën e një memoriali institucional  ku do të përkujtoheshin ata që në luftë ishin vetëm fëmijë, e megjithatë nuk u kursyen.

Thuajse çdo pllakë e varrezë për viktimat fëmijë të luftës është bërë nga vet familjarët, ndaj familjarët dhe sociolog tërheqin vëmendjen se është koha që shteti të intervenojë në ndërtimin e kompleksit memorial si hap i përkujtimit dhe dokumentimit të krimeve të kryera në Kosovë gjatë luftës e në të cilat nuk u kursyen fëmijë e foshnje.

Nga 13 mijë e 536 persona të evidentuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, si viktima të luftës, 1 mijë e 333 janë  fëmijë nën moshën 18 vjeç.

Së fundmi, me 1 qershor, me vendim te qeverise është themeluar komisioni ministror me qëllim të hartimit, përgatitjes dhe zbatimit të projektit Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë.


APR
Romay Lift