18:34 / 23.06.2022
Kjo është shtëpia e Kosovës në Oran ku mbahen lojërat mesdhetare
Uran Krasniqi/RTKLive
Sportistët kosovarë tashmë janë akomoduar në Alegjeri, ku pritet ta përfaqësojnë vendin në sporte të ndryshme. Madje ata janë përkujdesur edhe për objektin ku janë vendosur.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar fotografi nga Fshati Mesdhetar. "Shtëpia jonë në Fshatin Mesdhetar #Oran2022. Faleminderit gjithë ekipit për kontributin e dhënë në zbukurimin e ndërtesës", ka shkruar KOK.
Prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022 në Oran të Algjerisë do të mbahen Lojërat e 19-ta Mesdhetare. Aty po merr pjesë edhe Kosova.