Edita Tahiri: Samiti BE-së, zhgënjyes (E plotësuar)
Lajme

Edita Tahiri: Samiti BE-së, zhgënjyes (E plotësuar)

Muharrem Miftari/RTKlive

Ish-negociatorja e Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të Samitit në Bruksel, duke e vlerësuar si zhgënjyes për Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi, e për Kosovën, në veçanti.

Ajo veçoi mosrealizimin e vizave për Kosovën dhe moshapjen e negociatave me Shqipërinë, që sipas saj, është hipokrizi e absurditet.

Tutje, ajo shprehu optimizmin dhe inkurajimin që qeveritë e të dyja vendeve (Kosovës e Shqipërisë) ta gjejnë rrugën e arritjes deri te caku.

“Sot patëm lajme zhgënjyese nga BE-ja: Jo viza per Kosovën, jo hapje negociatash për Shqipërinë. Shumë hipokrizi dhe absurditet pati, por nuk duhet humbur rrugën! Duhet gjetur rrugën drejt cakut, këtë punë duhet ta bëjnë qeveritë e dyja vendeve tona”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

(E plotësuar-21:11)Haradinaj për liberalizimin e vizave: Humbi populli  Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me liberalizimin e vizave, që BE as sot nuk dha dritën jeshile për qytetarët e Kosovës.

Ai, në një postim në Facebook,ka shkruar: “Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët, por as sot nuk e morëm”.

Ai më tej deklaroi se “sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës.”

Sikundër bëhet e ditur, sot në Bruksel u mbajt takimi BE-Ballkani Perëndimor, ku, pos çështjeve të tjera të rëndësishme për kontinentin, u trajtua edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, si një vend i vetëm në Evropë që ende nuk ka liberalizim të vizave.

Për këtë çështje, në këtë samit ka folur presidentja Osmani.

Megjithatë, në samit u morën parasysh lufta në Ukrainë, kërkesa e saj dhe të Moldavisë për statusin kandidatë për anëtarësim në BE.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa