Kurti pret basketbollisten që erdhi nga SHBA për ta përfaqësuar Kosovën
BKT
Sport

Kurti pret basketbollisten që erdhi nga SHBA për ta përfaqësuar Kosovën

Uran Krasniqi/RTKLive

Edona Thaqi, basketbollistja e cila ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përfaqësuar për herë të parë Kosovën është pritur nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas njoftimit nga Federata e Basketbollit e Kosovës, Kurti ka uruar që rasti i ardhjes së Edonës, të jetë vetëm fillimi i kthimit të talentëve për të përfaqësuar vendlindjen e tyre.

"Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka pritur në takim Edona Thaqin, basketbollisten tonë që ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përfaqësuar për herë të parë Kosovën. Kryeministri ka folur me admirim për përkushtimin e basketbollisteve tona dhe ka uruar që rasti i ardhjes së Edonës, të jetë vetëm fillimi i kthimit të talentëve për të përfaqësuar vendlindjen e tyre", ka shkruar FBK.