13:00 / 25.06.2022
Vikingur Reykjavik fiton finalen dhe hyn në xhiron kualifikuese
Uran Krasniqi/RTKLive
Vikingur Reykjavik është klubi që do të ndeshet me Malmö FF në xhiron e parë të kualifikimeve për Champions League. Kjo pasi kampioni islandez ka fituar finalen e parakualifikimeve, duke mposhtur Inter Club d`Escaldes.
Isalndezët kanë fituar me rezultat 1-0, me golin e realizuar nga Ingason në minutën e 68.
Ndeshjet e xhiros së parë të kualifikimeve zhvillohen më 5 korrik.























