Fillon zbatimi i programit “Kosova shtet i xhudos”
BKT
Sport

Fillon zbatimi i programit “Kosova shtet i xhudos”

Uran Krasniqi/RTKLive

Projekti i madh i sportit të xhudos prej dje ka nisur implementimin, ka njoftuar Federata e Xhudos e Kosovës.

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Federatës së Xhudos në Kosovë, Agron Kuka kanë nëshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të fazës së parë të programit. 

"Nismë e mbarë për xhudon, komunitetit tonë i mbetet të punoj në masovizimin e sportit, rritjen dhe licencimin e trajnerëve që të punohet ashtu siç duhet me grupmoshat e reja, në masovizim dhe në futjen e xhudos në sistem edukativ", ka shkruar FXHK.