Morina: Në Danimarkë udhëtojmë për fitore
BKT
Sport

Morina: Në Danimarkë udhëtojmë për fitore

Uran Krasniqi/RTKLive

Gëzim Morina ka thënë se Kosova udhëton drejt Danimarkës për të fituar ndeshjen, e cila zhvillohet në kuadër të FIBA EuroBasket Pre- Qualifiers. 

"Natyrisht që në Danimarkë udhëtojmë me të vetmin synim fitore. Jemi të vetëdijshëm që Danimarka ka një ekip mjaft të mirë. Sipas të gjitha gjasave do të jetë një ekip krejt tjetër nga ai që kemi luajtur në Prishtinë sepse në lojën e parë më Danimarkën kanë pasur mjaft mungesa, por ne do ta bëjmë më të mirën dhe shpresoj që të kthemi nga Danimarka me fitore”, ka thënë Morina për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ndeshja luhet me 30 qershor.