KOK njofton se ICMG do të takohet për mbledhje në Prishtinë
BKT
Në Fokus

KOK njofton se ICMG do të takohet për mbledhje në Prishtinë

Uran Krasniqi/RTKLive

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare do të mbajë  mbledhjen e ardhshme në Prishtinë. Për këtë ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës. 

"Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG), në mbledhjen e fundit, ka vendosur t’ia besojë Komitetit Olimpik të Kosovës, organizimin e mbledhjes së ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të ICMG-së. Njoftimi është publikuar edhe në uebfaqen zyrtare të ICMG-së, ku thuhet se mbledhja e ardhshme do të mbahet në muajin dhjetor të këtij viti në Prishtinë. Kjo është hera e parë që KOK-ut i besohet një mbledhje e nivelit të tillë nga organizatat e mëdha ndërkombëtare sportive", ka njoftuar KOK.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka folur lidhur me këtë vendim. “Ky besim vjen edhe si rezultat i angazhimit tonë për të pasur rol të rëndësishëm në organizatat ndërkombëtare, siç janë edhe emërimi i stafit tonë në komisione të ICMG. Falënderoj Komitetin Ekzekutiv të ICMG-së për mundësinë e dhënë, për çka besoj se do të kemi një organizim shembull edhe për vendet tjera”, ka thënë ai.  


MË SHUME NGA Në Fokus